Reshat Mexhidi, zëvendës i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, pas pritjes tradicionale që bëri në selinë e BIK-ut për liderët dhe mysafirët tjerë që e uruan për festën e Kurban Bajramit, ka uruar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës, besimtarë të fesë islame.
“Shpresoj që mirësitë e fesë për këtë festë të jenë të pranishme në përditshmërinë e ditëve tona, dhe jo vetëm në ditë feste. Sot është ditë Bajrami dhe feste dhe të gjithë myslimanët kanë gëzim dhe harenë e zotit për sakrificën”, tha Mexhidi.
Ai deklaroi se sot të gjitha xhamitë në territorin e Kosovës, kanë qenë të mbushura me besimtarë që kanë falur namazin e Kurban Bajramit.