Ballina Uncategorized Mevludi, pse ndalesa, jo pse mbajtja!

Mevludi, pse ndalesa, jo pse mbajtja!

Ubejd Gashi

Kjo eshte pyetja!
Ne realitet,
Prej kur ka filluar ky debat ?!
Ne vitin 1984 revista Edukata Islame nr 39 ka nje veshtrim rreth fjaleve per ndalimin e Mevludit qe kishin fillu ne Kosove.
Autori i shkrimit Sherif efendi Ahmeti.
Pra, qe nga atehere fillojne te ne
“ mesimet” kunder Mevludit!
Diku edhe me heret.
Autori jep mendimin se keto mesime vijne nga “ mesuesit” e ketyre dhe nga grupet e krijuara te quajtur me emra te ndryshem, si “ selefijun ” etj.
Duhet thene se, Mevludi ne Kosove ishte nje Takim, tubim, ndeje familjare me raste te ndryshme familjare.
Mblidheshin njerezit dhe fjalen kryesore e kishin Hoxhallaret.
Dhe Takimi me emrin e shkurte Mevlud mbahej gjate tere vitit.
Jo nje dite, apo nje Muaj.
Bashkesia Islame mbante neper qytete perpos Ligjerates, edhe kendimin e Poezise per Jeten dhe Vepren e Muhamedit a.s., te quajtur Mevlud.
Kujt i konvenuan pra sulmet ndaj ketyre tubimeve- Mevludit?!
Muslimaneve jo. Kjo dihet.
Fjale, hidherime, perçarje patem shume qe nga ajo kohe.
Shume fuqi humbem me keto tema, ne vend se me tema te duhura.
Cfare ka sjelle ky debat?!
Bota shkoj me mijera kilometra perpara.
Ne mbetem aty ku deshti bota.
Bota mirrej me tema shkencore, ekonomike, teknike, teknologjike.
Ne me tema te vogla, formale qe krijojne gjithesesi ndarje, perçarje, hidherime, urejtje.
Prandaj,
Nuk behet pyetja pse Takimet, Tubimet, Ligjeratat, Tribunat, Tryezat, Konferencat per Njoftimin me personalitetin e Muhamedin a.s, Kuranit, ZOTIT dhe Fese,
Por,
Pyetja duhet bere:
Pse debati anti Takimeve te tilla?!
Kur filloj?!
Kush i nxiti?
Kush i fabrikoj ?
Çfare ishte qellime?
Çfare solli ky debat?
Cilat jane pasojat qe solli ky debat te ne dhe njerezit jashte Xhamise ?
Dhe shume pyetjet tjera rreth keti debati duhet te shqyrtohen!
Pastaj te krahasohemi, ATA ( Bota) – NE gjate ketij 50 vjeçari!

Nga: Ubejd Gashi

Exit mobile version