O KRIJUES
O Krijues i dashurisë
N’zemrën time mbolle gëzim
Kur shijova dashninë Tënde E harrova çdo pikëllim
O ALLAH O DRITË E SHPIRTIT
O PRONAR I QIEJVE LARTË
NGADO QË E KTHEJ FYTYRËN
SHIKIMI YT ÇDO HERË MË KAP
SubhanAllah, RahmanAllah
Robi Yt kërkon derman
I përkulur, i penduar
Me gjynahe t’erdha pranë
Mëshira Yte depërton
Në thellësinë e shpirtit tim
Sa turprohet e sa të don
Pa dyshim Zot Ti e din