Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre dhe ndonjë herë edhe në gojë.
Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje në zonën ku ato shfaqen, më pas shfaqen disa gunga të cilat shpejt kthehen në flluska dhe në fund në plagë.
Herpesi zakonisht shërohet vetë brenda një ose tre javëve. Këto plagë njihen edhe si flluska ethesh, ato zakonisht shfaqen në një grup, ndryshe nga një puçërr ose një plagë kanceri.
Nga se shkaktohet herpesi në buzë?
Plagët e dhimbshme rreth buzëve, shkaktohen nga virusi herpes simplex. Edhe pse fjala “herpes” mund t’ju shqetësojë pasi klasifikohet si një sëmundje seksualisht e trasmetueshme, ju mund të mos e keni marrë atë në rrugë seksuale. Duhet të dini se herpesi është një virus i zakonshëm, i cili nuk mund të kurohet plotësisht. Ju mund të përjetoni shfaqjen e këtyre plagëve, një ose disa herë gjatë jetës tuaj.
Disa shkaktarë janë:
Stresi
Ndonjë sëmundje e pranishme
Lodhja
Ushqime të caktuara
Ndryshimet hormonale
Lëndimi (veçanërisht ai pranë gojës)
Infeksionet
Reagimet alergjike
Ekspozimi i tepërt në diell
Plagët shpesh largohen vetë brenda pak javësh, por nëse dëshironi të lehtësoni simptomat tuaja, sugjerohet të ndërmerrni disa hapa si më poshtë.
Merrni një ilaç antiviral: Meqenëse plagët shkaktohen nga një virus, ju mund të merrni ilaçe antivirale për t’i trajtuar ato. Ekzistojnë disa kremëra ose ilaçe, të cilat janë mjaft efektive në përshpejtimin e kohës së shërimit. Mjafton të konsultoheni me mjekun për të marrë rekomandimin e duhur.
Merrni një ilaç kundër dhimbjeve: Nëse plagët janë jashtëzakonisht të dhimbshme, ju mund të konsideroni marrjen ilaçeve kundër dhimbjeve të cilat janë pa recetë.
Qëndroni larg diellit: Një hap i lehtë që mund të bëni për të shmangur acarimin e plagëve të shkaktuara nga herpesi, është mbrojtja e tyre nga dielli me një krem mbrojtës. Kjo pasi dielli mund të bëjë që ato të përhapen më tej.
Përdorni akull ose balsam për buzët
Akulli dhe balsami i buzëve mund të qetësojnë lëkurën tuaj, prandaj ekspertët rekomandojnë që ju të provoni t’i aplikoni ato. Dhe nëse as këto hapa nuk duket se po ju ndihmojnë, bisedoni me mjekun tuaj.