Ballina Artikuj Metamorfoza e Ramës para dhe pas 7 tetorit

Metamorfoza e Ramës para dhe pas 7 tetorit

Ku thotë të vërtetën, ku po spekullon e ku po riskon në flirtin me Izraelin

Kryeministri Rama po mbrohet me qëndrimet e Shqipërisë nën qeverisjen e tij karshi çështjes izraelito-palestineze, i gjendur nën një reagim të ashpër prej asaj që në fakt, për hir të së vërtetës, është një metamorfozë e rëndë dhe e pakapërdishme e tij në këto qëndrime.

“Sa i përket atyre që e lidhin këtë me qëndrimin ndaj situatës në Gaza, do thosha t’i referohen qëndrimet publike të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ku kemi qëndruar në vijimësi në të njëjtën linjë me BE, ku e kemi kërkuar armëpushimin shumë e shumë herë dhe kohë përpara se të ndodhte”, tha së fundi Rama.

Po është e vërtetë. Në këtë rast nuk gënjen. Por që nga 7 tetori, një gjë e rëndë po ndodh me të. Para kësaj datë, raportet e tij me shtetin e ndyrë sionist ishin brenda një konjukture të mirëkuptueshme politike e diplomatike, ndërkohë që shkëlqente raporti i tij i afërt me Turqinë, me Erdoganin. Dhe sot e gjithëherë, është treguar e vërtetuar se të kesh raporte të mira me Turqinë është bekim e të ngatërrohesh me Izraelin është mallkim. Dhe ai bën një devijim dhe zgjedh Izraelin, në kohën më të gabuar dhe mënyrën më të gabuar. Deklarimet e Ramës pas 7 tetorit e deri më sot kanë kaluar çdo cak ose mirëkuptim konjuktural. Ato, në daç në kontekst politik apo gjeopolitik e në daç njerëzor, janë një marrëzi e pacak. Më e pakta, ato riskojnë raportet me Turqinë, e cila si fuqi parcaktuese gjeopolitike, kur dhe vetë Trumpi kokëshkretë po tregohet i matur me të, është avantazhi më i madh për shqiptarët këto kohë të trazuara riformatimi botëror, siç mund të jetë dhe për vetë Europën në ditët më të vështira të kësaj të fundit. Sepse ajo që po bën Izraeli, siç historia na e sjell si leksion, është fillimi i fundit të tij. Dhe t’i bashkangjitesh një shteti të çmendur e mizor në rrokullisjen e tij, në mos qofsh mizor je i çmendur.

Nga ana tjetër, Rama qëllimisht dhe djallëzisht po ngatërron të djeshmen me të sotmen. Shqiptarët, posaçërisht muslimanët, i mbrojtën hebrenjtë si viktima, gjë që nuk do të thotë që t’i mbrojnë si agresorë e mizorë. /tesheshi

Exit mobile version