Ballina Jeta Shëndetësi Metabolizmi nuk ka faj në shtimin e peshës

Metabolizmi nuk ka faj në shtimin e peshës

“Metabolizmi është armiku perfekt”.

Ai është justifikimi për të fajësuar të gjitha të këqijat tona mes tyre edhe shtimin në peshë që të gjithë e përjetojmë me kalimin e kohës.

Është e vërtetë që duke nisur nga mosha 30 metabolizmi ngadalësohet, por nuk është ky shkaku i problemit tonë të mbipeshës.

Sipas National Institutes of Health njerëzit zotërojnë një aftësi për të rregulluar oreksin, e cila humbet me moshën.

Dhe kjo është një nga shkaqet.

Sa më të rritur të jemi aq më keq kontrollojmë oreksin tonë .

Megjithatë shkaku kryesor mbetet mungesa e aktivitetit fizik. Me kalimin e kohës njerëzit lëvizin më pak dhe ky reduktim në sasi i ushtrimeve fizike nuk shoqërohet me ndryshime në dietë, shkruan bota.al. Djegim më pak kalori, ndërsa vazhdojmë të hamë të njëjtën sasi.

Ekspertët nga National Institutes of Health pohojnë se të ashtuquajturat truke për të përshpejtuar metabolizmin për të djegur më shumë kalori, mes tyre pirja e kafes, çajit jeshil ose substancave pikante realisht nuk funksionojnë dhe nuk ndihmojnë në humbjen e peshës.

 

Exit mobile version