Ballina Arritje Teknologji Meta Quest 3 ka kamera të jashtme me ngjyrë dhe kushton 499...

Meta Quest 3 ka kamera të jashtme me ngjyrë dhe kushton 499 dollarë

Sistemi i ri i kamerave sjell një eksperiencë më të pasur jo vetëm në aplikacione dhe lojëra të realitetit të shtuar por edhe për botën që ju rrethon.

Nëse keni pritur me padurim që Meta të finalizojë produktin e shumëpritur të realitetit virtual Quest 3, ai moment ka mbërritur.

Kompania tha se Quest 3 do të shitet nga data 10 Tetor ndërsa porositë kanë filluar tashmë. Me një çmim prej 499 dollarësh, është ndjeshëm më i kushtueshëm sesa paraardhësi por ende mënyra më e lehtë për të hyrë në realitetin virtual të gaming.

Ndryshimi më i madh i Quest 3 është integrimi i kamerave me ngjyra të plota dhe shpejtësisë së lartë në kasën e jashtme. Edhe pse përdoruesit e Quest 2 mund të shikonin përmes kamerave të gjurmimit, rezolucioni i ulët dhe ngjyrat bardh e zi ishin të mjaftueshme vetëm për të mos u përplasur me ndonjë objekt.

Sistemi i ri i kamerave sjell një eksperiencë më të pasur jo vetëm në aplikacione dhe lojëra të realitetit të shtuar por edhe për botën që ju rrethon.

Kontrollorët e rinj nuk eliminojnë nevojën për një unazë ndërsa trupi i pajisjes është 40 përqind më i hollë. Ka rezolucion prej 2064×2208, fushëpamje më të madhe, altoparlantë me volum më të lartë dhe një procesor më të fuqishëm Snapdragon XR2 Gen 2.

Edhe pse është menduar si një pajisje më vete, Quest 3 mund të lidhet me kompjuterin për një eksperiencë gaming me efekte vizuale më të fuqishme. Kjo aftësi së bashku me çmimin e ulët e kanë bërë Quest 2 pajisjen më popullore VR në Steam.

Exit mobile version