Meta po konsideron ndërtimin e një rivali të decentralizuar të Twitter

P92 do të ketë brendin e Instagram dhe përdoruesit mund të regjistrohen apo kyçen duke përdorur kredencialet e Instagram sipas burimeve. Profilet e përdoruesve do të popullohen me të dhënat e Instagram.

Meta mund të ofrojë një alternativë të Twitter ngjashëm me Mastodon në të ardhmen sipas MoneyControl dhe Platformer.

Gjiganti i rrjetit social raportohet se është në fazat e apra të zhvillimit të një aplikacioni me emrin e koduar P92 që lejon përdoruesit të postojnë përditësime me tekst dhe do të mbështetë protokollin e rrjetit social të Mastodon quajtur ActivityPub.

Meta konfirmoi se një rrjet social i decentralizuar është në punim ndërsa u shprehën kështu për dy publikimet:

“Jemi duke eksploruar një rrjet social të decentralizuar për publikimin e përditësimeve me tekst. Ne besojmë se ekziston mundësia për një hapësirë ku krijuar dhe figurat publike mund të ndajnë përditësime rreth interesave të tyre.”

P92 do të ketë brendin e Instagram dhe përdoruesit mund të regjistrohen apo kyçen duke përdorur kredencialet e Instagram sipas burimeve. Profilet e përdoruesve do të popullohen me të dhënat e Instagram.

Por bazuar në produktin që MoneyControl shikoi, ndarja e të dhënave mes Instagram dhe P92 do të jetë minimale pas regjistrimit.

Duke qenë se është i decentralizuar, përdoruesit mund të kenë serverët e tyre dhe rregullat e tyre për moderimin e përmbajtjeve. Aplikacioni gjithashtu do të lejojë përdoruesit të transmetojnë postimet e tyre tek serverët e tjerë por mbetet për tu parë nëse përdoruesit nga serverë të ndryshëm mund të ndjekin njëri-tjetrin.

Meqenëse mbështetet mbi ActivityPub, njerëzit me shumë gjasa presin që të jetë i shkëmbyeshëm me Mastodon dhe aplikacione të tjera të decentralizuara.