Meta planifikon shkurtime të tjera të vendeve të punës

Afro 7000 njerëz mund të largohen në të ardhmen e afërt nga kompania.

Meta po përgatitet për më shumë shkurtime të fuqisë punëtore sipas Bloomberg. CEO Mark Zuckerberg raportohet të ketë njoftuar stafin përmes një memoje duke thënë se 5 përqind e tyre do të largohen për shkak të performancës së ulët.

“Kam vendosur të rrisë nivelin e menaxhimit të performancës dhe të largojmë performuesit e ulët,” shkruante Zuckerberg. “Zakonisht ne i menaxhojmë punonjësit që nuk i përmbushin pritshmëritë gjatë një viti, por tani do të bëjmë shkurtime më të gjera të bazuara në performancë gjatë këtij cikli.”

Por sipas Bloomberg në fund Meta mund të përfundojë me shkurtimin e 10 përqind të fuqisë punëtore. Afro 7000 njerëz mund të largohen në të ardhmen e afërt nga kompania.

Lëvizja e fundit vjen pas një vale shkurtimesh të Meta që filluan në fund të 2022 dhe u prekën 20 mijë punonjës.