Teksa ka firmosur dekretin kundër ligjit që i hoqi atij kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, Presidenti i vendit Ilir Meta ka paralajmëruar edhe firmosjen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit.
Ai tha se do ta bëjë këtë por në një datë tjetër.
“Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit anti-kushtetues kërkoj shprehjen e vullnetit tuaj kush është pro, ju lutem të ngrejë dorën.
Vdekje e grushtit të shtetit, rroftë republika.
Këtu pas ka një kërkesë tjetër nuk kënaqen me pak, nuk kënaqen me pak duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist.
Ju lutem më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët më shumë.” tha presidenti.