Ballina Arritje Teknologji Meta ndërpret shitjen e pajisjes VR Quest Pro

Meta ndërpret shitjen e pajisjes VR Quest Pro

Meta shkruante se do të vijojë të shesë pajisjen deri në fund të vitit ose kur të mbaronte stoku. Siç duket as ai stok i ngelur nuk është shitur.

Meta ka ndaluar të shitura Quest Pro. Lajmi vjen 2 muaj pasi kompania vendosi të mos e mbështesë më pajisjen VR të segmentit të lartë.

Meta shkruante se do të vijojë të shesë pajisjen deri në fund të vitit ose kur të mbaronte stoku. Siç duket as ai stok i ngelur nuk është shitur.

Faqja e produktit 999 dollarësh tashmë shkruan se Meta Quest Pro nuk është më e disponueshme duke inkurajuar përdoruesit të blejnë Meta Quest 3. Por kompania ende po shet kontrollorët me prekje të Quest Pro të cilët funksionojnë edhe me Quest 2 apo versione më të fundit.

Pajisja VR ka hasur vështirësi me adoptimin veçanërisht në segmentin e lartë. Apple Vision Pro prej 3,500 dollarësh është përmirësuar në performancë megjithatë shumë larg pritshmërive. Raportohet se Apple shkurtoi prodhimin në Tetor.

Sakaq Quest Pro doli në shitje fillimisht për 1,499 dollarë, por dha përshtypje jo të mira në debutim. Edhe pse kishte komponentë të brendshëm më të mirë sesa Quest 2, ishte pajisje më e rëndë, e kushtueshme dhe nuk kishte diferencë të madhe në cilësi ekrani. /

Exit mobile version