Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim në Valeta, Maltë, me kryetarin e parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim.
Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e Al-Ghanim në forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve.
“Mirënjohje për vëmendjen dhe mbështetjen, si dhe për ndihmat e vyera financiare dhe humanitare të dhëna ndër vite nga Kuvajti në fusha të rëndësishme”, tha Meta. /atsh