Ballina Arritje Teknologji Meta implementon kontrolle të ashpra privatësie për përdoruesit nën 18-vjeç të Facebook...

Meta implementon kontrolle të ashpra privatësie për përdoruesit nën 18-vjeç të Facebook dhe Instagram

Përdoruesit e këtyre llogarive mund të komunikohen dhe etiketohen vetëm nga llogaritë që i ndjekin ndërsa konfigurimet e të dhënave të ndjeshme do të jenë të kufizuara.

Meta Platforms shtoi masat e privatësisë dhe kontrolleve prindërore për llogaritë e Instagram të përdoruesve nën 18-vjeç ndërsa po përpiqet të adresojë shqetësimet lidhur me efektet negative të medias sociale.

Meta do të portojë të gjitha llogaritë e përdoruesve të kësaj moshe në “Llogari Adoleshentës” të cilët do të jenë automatikisht private.

Përdoruesit e këtyre llogarive mund të komunikohen dhe etiketohen vetëm nga llogaritë që i ndjekin ndërsa konfigurimet e të dhënave të ndjeshme do të jenë të kufizuara.

Përdoruesit nën moshën 16-vjeç mund të ndryshojnë konfigurimet e aplikacionit vetëm me autorizimin e prindit. Prindërit gjithashtu do të kenë qasje në mjete për monitorimin e fëmijëve të tyre dhe të kufizojnë përdorimin e aplikacionit.

Shumë studimet kanë lidhur depresionin dhe ankthin e moshave të reja me përdorimin e medias sociale. Meta, ByteDance dhe Google janë përballur me qindra padi për platformat e tyre Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube.

Platformat e mëdha si Facebook, Instagram dhe TikTok lejojnë regjistrimin e fëmijëve të cilët janë mbi moshën 13-vjeçare. Si pjesë e këtij përditësimit, përdoruesit nën 18-vjeç do të njoftohen të mbyllin aplikacionin pasi kanë shpenzuar 60 minuta kohë në ditë.

Gjithashtu këto llogari kanë konfigurime që çaktivizojnë njoftimet gjatë natës. Meta tha se llogaritë e identifikuara do të shndërrohen në llogari adoleshentësh brenda 60 ditëve të ardhshme në SHBA, Britani, Kanada dhe Bashkimin Europian. Pjesa tjetër e botës do të fillojë në Janar.

Exit mobile version