Raportohet se mbi 20 mijë punonjës të Facebook mund ti kërkonin dhe lexonin këto fjalëkalime. DPC tha se Meta kishte shkelur disa rregulla të GDPR në lidhje me këtë lëshim sigurie.
Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Irlandë (DPC) gjobiti Meta me 91 milionë euro pasi mbylli një hetim për një thyerje sigurie në 2019-ën ku kompania gabimisht kishte ruajtur fjalëkalimet e përdoruesve në tekst të lexueshëm.
Kur njoftoi thyerjen e sigurisë, Meta vetëm tha se kishte gjetur disa fjalëkalime përdoruesish në tekst të lexueshëm në serverët e saj në Janar.
Por një muaj më vonë tha se miliona fjalëkalime përdoruesish të Instagram ishin ruajtur në formatin e lexueshëm.
Ndërsa Meta nuk saktësoi numrin e llogarive të prekura, një punonjës i saj tha se bëhet fjalë për 600 milionë fjalëkalime. Disa prej fjalëkalimeve ishin ruajtur në këtë format që prej 2012-ës.
Raportohet se mbi 20 mijë punonjës të Facebook mund ti kërkonin dhe lexonin këto fjalëkalime. DPC tha se Meta kishte shkelur disa rregulla të GDPR në lidhje me këtë lëshim sigurie.
Jo vetëm që ka dështuar të vërë në dijeni autoritetet, por gjithashtu nuk ka aplikuar masa teknike të nevojshme për të siguruar fjalëkalimet e përdoruesve nga aksesi i paautorizuar.