Meta njoftoi Komisionin Irlandez të Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) se hakerët kishin shfrytëzuar në një dobësi sigurie në funksionalitetin “View As” përmes të cilit përdoruesit mund të shohin sesi duket profili i tyre për të tjerët.
Autoritetet rregullatorë Europiane gjobitën Meta me 251 milionë euro ditën e Marte për një thyerje sigurie që preku 29 milionë përdorues në 2018-ën.
Meta njoftoi Komisionin Irlandez të Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) se hakerët kishin shfrytëzuar në një dobësi sigurie në funksionalitetin “View As” përmes të cilit përdoruesit mund të shohin sesi duket profili i tyre për të tjerët.
Hakerët arritën të fitojnë qaje në të dhënat personale të përdoruesve si emrat e plotë, detajet e kontakteve, vendndodhjen, vendin e punës, datëlindjen, fenë, gjininë dhe të dhënat personale të fëmijëve të tyre tha DPC.
Prej 29 milionë përdoruesve të prekur, 3 milionë jetonin në Bashkimin Europian dhe Zonën Ekonomike Europiane. Gjer më sot Meta është gjobitur me 3 miliardë euro për shkelje të rregullave të mbrojtjes së të dhënave GDPR lançuar në 2018-ën përfshirë një gjobë rekord prej 1.2 miliardë euro në 2023 që Meta ende po e apelon.
Meta tha se do të apelonte edhe vendimin e së Martes duke afirmuar se masa janë implementuar për të mbrojtur përdoruesit në platformat e saj.