Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në AI në 2025

Si pjesë e investimit, Meta do të rrisë fuqinë punëtore në rolet AI dhe të ndërtojë një qendër të dhënash në Manhattan.

Meta ka planifikuar të shpenzojë 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj AI tha CEO Mark Zuckerberg ditën e Premte ndërsa përpiqet të forcojë pozitat e kompanisë së tij në industrinë AI përballë rivalëve OpenAI dhe Google.

Si pjesë e investimit, Meta do të rrisë fuqinë punëtore në rolet AI dhe të ndërtojë një qendër të dhënash në Manhattan. Kompania, e cila është mes blerësve më të mëdhenj të çipeve AI të Nvidia, synon ta mbyllë vitin me 1.3 milionë procesorë grafikë dhe të sjellë 1GW fuqi kompjuterike online në 2025.

“Ky do të jetë padyshim viti i AI,” tha Zuckerberg përmes një postimi në Facebook. Firmat e teknologjisë po investojë dhjetëra miliarda dollarë për zhvillimin e infrastrukturave AI pas suksesit të ChatGPT.

Zuckerberg pret që asistentët AI të Meta tu shërbejnë mëse 1 miliardë njerëzve në 2025 nga 600 milionë që kishte vitin e kaluar.