Facebook and Instagram do të fshijnë reklamat sensitive të cilat targetojnë grupe të lidhura me racën dhe politikën. Meta do t’ju targetojë bazuar në gjininë, vendndodhjen dhe moshën.
Meta, emri i ri për kompaninë e cila mbikëqyr Facebook dhe Instagram, papritur kërkon të jenë më pak problematike.
Sipas një postimi të kompanisë, reklamat të përdorin të dhëna të detajuara si raca, etnia, besimet fetare, preferencat politike, orientimin seksual, shëndetin etj, po bllokohen.
“Ne kemi dëgjuar shqetësime nga ekspertët që targetimi në bazë të këtyre të dhënave do të çonte që njerëzit të arrinin në eksperienca të këqija”, tha zëvëndëspresidenti i Meta për marketingun dhe reklamimin.
Meta thekson se targetimi i detajuar nuk lidhet me karakeristikat fizike apo zgjedhjet personale. Ato janë në bazë të çfarë reklamuesit mendojnë se iu intereson. Kompania po planifikon të fshijë të gjitha targetimet që ngjallin diskriminim dhe madje shkaktojnë shqetësime mendore dhe emocionale.
Arsyeja për këtë ndryshim të papritur lidhet me mbrojtjen e shëndetit mendor, por nëse e shikojmë më hollësisht, Meta po përgatitet për rezultatin e përpjekjeve të Europës për të formuar rregullatorë që përjashtojnë dhe ndalojnë reklamimet bazuar në ndjekje.