Meta dëbon mediat shtetërore Ruse nga Facebook dhe Instagram

Lajmi i Meta vjen vetëm pak ditë pasi administrata Biden publikisht akuzoi RT për përhapje të propagandës dhe dezinformimit online.

Meta ka dëbuar Russia Today dhe mediat shtetërore Ruse nga platformat e saj përfshirë Facebook dhe Instagram. “Pas një analize të kujdesshme, kemi vendosur të marrim masa ndaj mediave shtetërore Ruse,” tha kompania.

“Rossiy Segodnya, RT dhe disa entitete të tjera janë dëbuar nga aplikacionet tona në mbarë botën për ndërhyrje të huaj.”

Lajmi i Meta vjen vetëm pak ditë pasi administrata Biden publikisht akuzoi RT për përhapje të propagandës dhe dezinformimit online. Autoritetet thanë se RT po përhap propagandë dhe informacion për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Meta kufizoi qasjen e mediave shtetërore Ruse në Facebook për shtetasit Ukrainas në 2022 me kërkesë të qeverisë së vendit duke thënë se po parandalonte përhapjen e lajmeve të rreme.

Në përgjigje Rusia bllokoi Facebook e madje hapi një hetim kriminal ndaj kompanisë. Një gjykatë më vonë gjeti Facebook dhe Instagram fajtor për aktivitet ekstremist duke dëbuar Meta nga hapja e zyrave në Rusi apo kryerjen e ndonjë aktiviteti biznesor.