Ballina Arritje Teknologji Meta AI është një platformë robotësh bashkëbisedues me mbi 25 personalitete të...

Meta AI është një platformë robotësh bashkëbisedues me mbi 25 personalitete të ndryshme

Që nga debutimi i ChatGPT vitin e kaluar, Meta ka ecur me hapa të ngadaltë për lançimin e një roboti AI bashkëbisedues, të paktën krahasuar me rivalët si Google dhe Microsoft.

Spekulimet në fillim të javës ishin të vërteta ndërsa Meta në evenimentin Connect ditën e Mërkure njoftoi se do të lançonte një linjë personalitetesh dixhitale ndërtuar në platformën e re Meta AI.

Meta AI është një asistenti genAI që do të zgjerohet në portofolin e produkteve të kompanisë përfshirë WhatsApp, Messenger dhe Instagram.

Përdoruesit do të mund të ndërveprojnë me asistentin duke përdorur gjuhë njerëzore. Inteligjenca artificiale është ndërtuar mbi një model të përshtatur që vjen nga LLaMA 2 LLM i Meta duke tërhequr informacione në kohë reale nga uebi duke përdorur Microsoft Bing.

Akoma më tepër, kompania do të lançojë 28 karaktere robotësh AI për interesa dhe nevoja specifike si sporti, media apo zhanret. Këto personalitete do të kenë zërin e disa influencerëve si: Paris Hilton, Kendall Jenner, Sam Kerr, Snoop Dogg, Tom Brady, Roy Choi, Raven Ross, Naomi Osaka, MrBeast, Chali D’Amelio, Chris Paul, Dwyane Wade, Izzy Adesanya dhe LaurDIY.

Që nga debutimi i ChatGPT vitin e kaluar, Meta ka ecur me hapa të ngadaltë për lançimin e një roboti AI bashkëbisedues, të paktën krahasuar me rivalët si Google dhe Microsoft.

Përkundrazi Meta është përqendruar në platformën LLaMA.

Exit mobile version