Meta AI arrin në 600 milionë përdorues

Chatboti i cili debutoi në Vjeshtën e vitit të kaluar, kapërceu 500 milionë përdorues në Tetor. Lajmi i fundit erdhi pasi Meta lançoi modelin AI Llama 3.3 70B.

Meta vijon me ritëm agresiv për ta bërë asistentin e saj AI prezent thuajse në çdo aplikacion. Meta AI është pranë arritjes së një objektiv të madh, atë të 600 milionë përdorues në muaj tha Mark Zuckerberg.

Chatboti i cili debutoi në Vjeshtën e vitit të kaluar, kapërceu 500 milionë përdorues në Tetor. Lajmi i fundit erdhi pasi Meta lançoi modelin AI Llama 3.3 70B.

Sipas Meta, modeli më i fundit ka performancë të ngjashme me Llama 3.1 405B por vjen vetëm një fraksion të kostos së modelit të parë. Në disa testime të publikuara nga Meta në X shfaqej Llama 3.3 që tejkalonte Gemini Pro 1.5 dhe ChatGPT GPT-4o.

Zuckerberg gjithashtu foli për debutimin e ardhshëm. “Ndalesa e radhës është Llama 4,” tha ai përmes një videoje të postuar në Instagram pasi tha se 3.3 ishte një lançim i madh për këtë vit.

Lidhur me Llama 4 detajet mungojnë. CEO tha në fillim të vitit se modeli ishte duke u trajnuar me më shumë se 100 mijë çipe H100 të Nvidia dhe vitin e ardhshëm mund të lançonte një prej modeleve të vogla Llama 4.