Berlini është urdhëruar të paguajë një mësuese muslimane 6,900 euro pasi ajo u refuzua nga një punë sepse hixhabi i saj ishte në kundërshtim me një ligj gjerman që kufizon simbolet fetare në vendin e punës.
Një gjykatë e punës në Berlin e dëmshpërbleu gruan prej dy muajsh kompensim, raporton Zeit Online, transmeton arbresh.info.
Gjykatat gjermane kanë zhvilluar procedura të tjera të ngjashme këtë vit duke sfiduar ligjin e neutralitetit në vendin e punës.
Në një rast tjetër një gruaje iu refuzua puna për shkak të shamisë së saj dhe tani është në procesin e diskutimit të këtij rasti në Gjykatën e Punës të Berlinit.
Të dy gratë kërkuan të punonin në shkollat në Berlin dhe u thanë që nuk do të lejoheshin të mbanin shamitë e tyre në punë.
Ligji i neutralitetit të punës thotë se të punësuarve në sektorin shtetëror si mësuesit, infermieret dhe policët nuk u lejohet të mbajnë simbole fetare në vendin e punës.