Messi thyen rekord me trofeun e shtatë “Pichichi” në La Liga

Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka thyer rekordin si golëshënuesi më i mirë në më së shumti sezone në ligën e parë spanjolle të futbollit (La Liga) me klubin e Barcelonës, raporton Anadolu Agency (AA).

Messi (33) e përfundoi sezonin 2019-2020 me 25 gola, pas dy golave të shënuar në fitoren 0-5 të Barcelonës në ndeshjen e fundit kundër Deportivo Alaves, me çka arriti të fitojë titullin e shtatë “Pichichi” si golashënuesi më i mirë në ligë.

Më herët, futbollisti argjentinas ka fituar këtë epitet në sezonet 2009-2010, 2011-2012, 2012-2013, 2016-2017, 2017-2018 dhe 2018-2019.

Deri më tani, Messi mbante bashkë rekordin prej gjashtë titujsh “Pichichi” së bashku me Telmo Zarra.

Ndryshe, La Liga vazhdoi nga java e 28-të më 11 qershor pa spektatorë, pasi ishte pezulluar për gati tre muaj si pasojë e pandemisë së koronavirusit.