Messi tek Inter? Conte: Nuk ka një të çmendur që nuk do ta donte atë në skuadër

Antonio Conte ka komentuar zërat që e lidhin Lionel Messin me Inter.

Tash e disa javë, pas disa raportimeve të ‘Onda Cero’, Lionel Messi lidhet me largimin e mundshëm nga Barcelona, për të shkuar drejt Inter.

Këtyre zërave disa komente u ka shtuar edhe trajneri aktual i ‘Zikaltërve’, Antonio Conte.

Conte ka thënë se nuk ka asgjë konkrete, por nuk ka një të çmendur që nuk do ta donte argjentinasin në skuadër.

“Po flasim për një fantazi futbolli, situata të cilat aktualisht nuk mund të lidhen me Inter. Për shumë arsye”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Nuk mendoj se ka ndonjë të çmendur që nuk do ta donte Messin. Por, kjo lloj situate është shumë, shumë larg nga Inter, nga ajo që ne po bëjmë dhe po provojmë të ndërtojmë”, shtoi italiani.

Leo Messi është lidhur shpeshherë me një largim të mundshëm nga Barca, por kapiteni gjithmonë ka vënë firmën e tij në rinovim. Nga bordi i Barcelonës thonë se njësoj do të ndodh përsëri.