Messi te PSG, kontrata është firmosur thotë vëllai i Emirit të Katarit

Pas përfundimit të kontratës me Barcelonën, Lionel Messi është futbollisti më i kërkuar pavarësisht se pak ekipe mund të përballojnë pagën e tij.

Ekipi më i mundshëm ku mund të luajë sezonin e ri argjentinasi mbetet PSG. Vëllai i Emirit të Katarit thotë se gjithçka është e përfunduar dhe se kontrata është nënshkruar tashmë.

Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al-Thani, vëllai i presidentit të PSG, ka konfirmuar një gjë të tillë përmes një postimi në Twitter duke thënë se lajmi do të konfirmohet shumë shpejt.
“Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, do të ketë një njoftim së shpejti’, ka shkruar Al-Thani.

Një zhvillim i tillë vjen pasi Pep Guardiola bëri me dije se Manchester City është jashtë garës për të marrë Messi.

Manchester City konsiderohej si i vetmi ekip përveç PSG që mund të përballonte pagën e argjentinasit.

Por pavarësisht kësaj, raportimet e fundit tregojnë se dhe Chelsea mund të jetë një destinacion i mundshëm. /euronews