Messi synon të shkruajë historinë sonte në La Liga

Lionel Messi është afër që edhe një herë të shkruajë historinë në La Liga.

Ylli i skuadrës së Barcelonës, i cili aktualisht është lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, është pranë një tjetër të arriture të madhe.

Argjentinasi prinë në listën e realizatorëve në La Liga, ashtu sikur në atë të asistuesve, por statistika që ndjek sot ka të bëjë me golat.

Messi mund të fitojë sonte ‘Pichichin’ e tij numër shtatë, transmeton lajmi.net.

Kapiteni i Barcelonës qëndron me dy gola më mirë sesa Karim Benzema dhe nëse Messi fiton ‘Pichichi’ numër shtatë, ai do të ishte i pari në histori që arrin në kuotën e shtatë ‘Pichichi’.

Messi mund të shkëputet edhe më shumë nga Benzema kur Barcelona luan ndaj Alaves në udhëtim, me fillim nga ora 17:00.

Benzema dhe Real Madridi i tij pastaj luajnë në udhëtim kundër Leganes, me fillim nga ora 21:00.

Mbetet të shihet nëse Messi do të futet në histori si lojtari i parë që fiton shtatë ‘Pichichi’.