Ballina Sport Futboll Messi nuk dëshiron largimin nga Barcelona, Setien e Abidal shkarkohen nesër

Messi nuk dëshiron largimin nga Barcelona, Setien e Abidal shkarkohen nesër

Pas takimit të sotëm mes bordit të Barcelonës janë marrë disa vendime shumë të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e klubit.

Pas humbjes dhe eliminimit 8:2 nga Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve, bordi i Barcës do të marrë vendime mjaft të rëndësishme.

Sipas raportimeve të medieve, Lionel Messi i ka kumtuar bordit të klubit se ai dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Një lajm shpresdhënës ky për Barcelonën, e cila gjendet në situatën më delikate të viteve të fundit.

Ndërkohë, sipas asaj që raportohet nesër do të zyrtarizohet shkarkimi i trajnerit Quique Setien dhe drejtorit Eric Abidal.

Exit mobile version