Argjentina ka fituar miqësoren e parë para Kampionatit Botëror që mbahet në Rusi.
Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar një fitore të thellë, 4 me 0 ndaj Haitit.
Lojtari i ndeshjes ishte Lionel Messi, i cili shënoi tri gola në këtë sfidë.
Messi realizoi në minutat 17’të, 58’të dhe 66’të, kurse golin e katërt e shënoi Aguero në minutën e 69’të , pasi mori një asistim nga ylli i Barcelonës.
Argjentina para Botërorit do të luaj edhe një miqësore tjetër, atë me Izraelin më 9 qershor.
Kujtojmë që Argjentina në Kupën e Botës do të luajë ndaj Islandës, Nigerisë dhe Kroacisë.
https://www.youtube.com/watch?v=h_ovJgyln6A