Messi i kumton trajnerit të ri largimin nga Barcelona

E ardhmja e Lionel Messi nuk ka qenë asnjëherë në dyshim më të madh sesa pas eliminimit turpëruese nga Bayern Muncheni në Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas sot ka ndërprerë pushimet për të biseduar me trajnerin e ri të Barçës, Ronald Koeman por si duket biseda nuk ka sjellë lajme të mira për fansat e Barcelonës.

Sipas asaj që raporton radio katalunase RAC 1, Lionel Messi i ka kumtuar trajnerit holandez se ai e sheh vetën larg Barcelonës.

Lajmi poashtu thotë se Lionel Messi e di se për shkak të kontratës së tij, një largim në vitin 2020 është i vështirë por ai nuk dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Camp Nou.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të këtë zhvillime të reja, me 33 vjeçarin që për herë të parë në karrierë po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga klubi në të cilin ka luajtur gjatë gjithë jetës.