Në xhiron e tretë të fazës së grupeve, katalunasit arritën që me rezultat të lartë 4 me 0 të mposhtin Cityn në “Camp Nou”.
Më meritori për këtë fitore ishte padyshim Leo Messi i cili shënoi tre gola. Golin e katërt për spanjollet e shënoi Neymar në fund të ndeshjes.
Vlen të përmendet se në këtë ndeshje, ishin dy karton të kuq një për Bravon e Cityt dhe një për Mathieun e Barcelonës. Ndërsa u humb edhe një penallti nga Neymar.
Me këtë fitore Barca kryeson tabelën e grupit C me nëntë pikë, pesë më shumë se vendi i dytë City që mbetët me katër.