Messi harron krizën e Barcelonës: Dëshirojmë të fitojmë të gjitha!

Lionel Messi ka synime të mëdha gjatë këtij sezoni me Barcelonën.

Lionel Messi ka injoruar krizën aktuale të Barcelonës duke bërë të ditur synimet e tij të mëdha gjatë këtij sezoni.

Skuadra katalane përfundoi e dyta në grupin e saj në Ligën e Kampionëve kurse një seri e rezultateve jo të mira e kanë distancuar nga kreu i tabelës në La Ligë, shkruan Mundo Deportivo.

Por, Messi prapë ka synime të mëdha me ekipin nga Camp Nou.“Tani është e rëndësishme të fillojmë një seri të rezultateve të mira”, u shpreh Messi. “Objektivi është të fitojmë të gjitha”, theksoi ai.