Messi fiton një çmim që nuk e ka fituar kurrë më parë

Lionel Messi do të ketë një trofe të ri në dollapin e tij, kjo pasi ai u zgjodh si Brilliant Konex, në kuadër të zgjedhjeve për më të mirin sportist argjentinasë të dekadës 2010-2019.

Messi u zgjodh nga e ashtuquajtura ‘Juria e Madhe’ si Konex de Brillante, transmeton lajmi.net.

Për shpërndarjen e këtij çmimi, fondacioni krijoi një Juri të Madhe që drejtohej nga legjenda e basketbollit Argjentinas dhe katër herë kampion i NBA, Manu Ginobili, dhe që kishte si sekretar të përgjithshëm lojtarin historik të Los Pumas, Hugo Porta.

Tenistja më e mirë argjentinase e të gjitha kohërave, Gabriela Sabatini, ishte një e ftuar speciale e atyre që ishin përgjegjës për të vendosur se kush do të ishte fitues/ja e Çmimit Konex.

Çmimi ‘Konex’ ka të bëjë me atletin më të mirë në vendin e tij të dekadës së fundit. Juan Manuel Fangio fitoi në 1980. Maradona në 1990 Gabriela Sabatini në 2000 dhe Emanuel Ginobili në 2010. Messi në 2020 për Argjentinën.