Messi do thyejë një rekord në ndeshjen ndaj Cadiz

Lionel Messi do të thyejë një rekord me paraqitjen e tij ndaj Cadiz CF në kuadër të xhiros së 24-të të La Ligas sot.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, javën e kaluar kishte barazuar rekordin e paraqitjeve në kuadër të La Ligas për klubin me legjendën spanjolle, Xavi Hernandez, transmeton lajmi.net.Xavi deri tani ishte lojtari që kishte më së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës, ai kishte regjistruar 505 paraqitje në La Liga gjatë karrierës së tij në fenellën “Blaugrane”.

Tani, edhe Messi ka arritur shifrën e 505 paraqitjeve për Barçën dhe do ta thyej këtë rekord në ndeshjen e sotme ndaj Cadiz CF.Messi pritet të regjistrojë paraqitjen numër 506 në kuadër të La Ligas, duke u bërë lojtari më më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës në këtë garë.Pas Messit, Andres Iniesta kishte regjistruar 404 paraqitje dhe Sergio Busquets që tani ka 398 paraqitje për klubin.

Argjentinasi është gati të thyejë edhe rekordin e paraqitjeve totale për klubin, të cilin e mban poashtu Xavi.Xavi ka 767 paraqitje total, ndërsa Messi ka 758 paraqitje dhe i duhen edhe nëntë paraqitje për ta kapërcyer spanjollin.