Lionel Messi është i pandalshëm, ka pranuar trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, me superyllin e Barcelonës i aftë për të bërë gjëra që “i shihni vetëm në një PlayStation”.
Ndërsa fliste për cilësitë e dukshme të sulmuesit argjentinas, Gattuso po ngarkohet me detyrën që të përpiqet t’i përmbajë ato.
Gjigantët e La Ligës Barça do të luajnë të martën në Napoli për ndeshjen e parë të raundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.
Menaxheri italian pranon superioritetin e kundërshtarit duke u thënë gazetarëve: “Ju nuk mund ta ndalni Messin, por në këto momente lojtarët e mi duhet të provojnë një gjë të tillë”.
“Ne po luajmë kundër Barcelonës, jo vetëm Messit. Nuk ka kuptim të kesh një lojtar të markojë Messin. Ne do të provojmë disa gjëra dhe pastaj do t’i shohim”.
“Ai bën gjëra që ju i shihni vetëm në një PlayStation, gjëra që as nuk mund t’i imagjinoni. Ai ka qenë më i miri ndonjëherë me vite. Është e vështirë ta markosh një për një”, u shpreh ai