Ballina Jeta Shëndetësi Mësoni ushqimet që duhet të konsumoni për të patur sa më shumë...

Mësoni ushqimet që duhet të konsumoni për të patur sa më shumë energji gjatë ditës

Këto janë disa nga ushqimet që do t’ju japin më tepër energji gjatë ditës.

Farat e lirit janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe proteinash. Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega 3, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Bajmet përmbajnë shumë lëndë ushqyese si vitamina K dhe magnezi dhe janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash.
Bananet jeshile – Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të hanë banane të pjekura mirë, konsumi i tyre kur janë akoma të gjelbërta, ju lejon të përfitoni nga nivelet e larta të fibrave dietike.

Brokoli ka qenë prej kohësh e njohur si një nga perimet më ushqyese që mund të shërbeni në pjatën tuaj. Jo vetëm që përmban shumë fibra, por ndihmon gjithashtu me funksionin e mikrobiomës së zorrëve. Plus, për shkak të niveleve të larta të përbërjes sulforafane, zvogëlon inflamacionin.

Avokadot janë një burim i shkëlqyer i fibrave, me 25 % fibra të tretshme dhe 75 % të patretshme . Ato përmbajnë më shumë kalium sesa bananet dhe gjithashtu janë të pasura m acid oleik, i cili lufton inflamacionin dhe është i shëndetshëm për zemrën.

Exit mobile version