Mësoni kur përfundon afati kalimtar në top ligat evropiane – Spanja ka një ditë ekstra

Jemi vetëm një ditë larg orëve të fundit të afatit kalimtar kur rritet drama jo vetëm mes fansave, por edhe mes klubeve.

Adrenalina për punën që duhet bërë në orët e fundit të afatit kalimtar nxitë shumë klube që të shpenzojnë para.

Dhe, dita e fundit e afatit kalimtar këtë herë do të jetë tejet e zjarrtë me shumë lojtarë që ende nuk e kanë të ardhmen e sqaruar.

Afati kalimtar kështu në Angli, Skoci, Itali dhe Francë përfundon të enjten në ora 00:00.

Në Gjermani afati kalimtar mbyllet të enjten në ora 18:00.

Por, ndryshe është në Spanjë, ku klubet do të kenë një ditë shtesë, deri në ora 00:00 të premtën.

Ky është një lajm i mirë për Barcelonën që po kërkon të transferojë Philippe Coutinhon, por e ka problem për shkak të pengesave që po bën Liverpooli.