Ende pa përfunduar ndeshjet, FA Cup ka mësuar edhe shortin për raundin e 1/8 së finales.
Vetëm dy ndeshje janë të përcaktuara 100 % gjatë këtij shorti, pasi pjesa tjetër kanë për të luajtur ndeshjet e kthimit për shkak të rezultateve të barabarta, shkruan Indeksonline
Manchester City udhëton në Luton Town për ndeshjen e radhës, kurse Bournemouth pret Leicester Cityn.
Fituesi i ndeshjes Liverpool/Norwich do të luaj ndaj fituesit të takimit Watford/Southampton.
Kurse fituesi i ndeshjes Chelsea/Aston Villa do të luaj ndaj Leeds United apo Plymouth Argyle.