Mësohet identiteti i familjes që u shua në aksident në Rrugën e Kombit

Tragjedi në Rrugën e Kombit, ku 4 anëtarë të një familjeje nga Kosova humbën jetën teksa makina me të cilën po lëviznin u përplas me një kamion.

Burrë e grua të moshave  45 dhe 33 vjeç dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur, ndërsa fëmija tjetër, 5 vjeç, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar  nga policia për t’u marrë në pyetje.

EMRAT E VIKTIMAVE

Blerim Avdijaj

Anjeza Avdijaj

Medina Avdijaj

Klejdi Koçi (i afërm i familjes)

Violeta Avdijaj

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.