Evertoni është ekipi i fundit që është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja.
Në fakt, mediumet britanike raportojnë se Evertoni po vlerësohet favorit për transferimin e Brojës në Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Bëhet e ditur se klubet janë në negociata dhe Evertoni është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për kartonin e Brojës, i cili do të largohet nga Chelsea pasi nuk bën pjesë në planet e klubit.
22-vjeçari ishte i huazuar tek Fulhami, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Broja është ftuar nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Sylvinho për Kampionatin Evropian, turne ky që nis këtë javë dhe do të mbahet në Gjermani.
Krahas Evertonit, interesim për Brojën kanë shfaqur edhe Milani, Monaco, Borussia Dortmundi e West Ham Unitedi.