Armando Broja vazhdon të jetë ende një futbollist i Chelseat, përkundër se interesimi për shërbimet e tij nuk ka munguar.
Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e klubit londinez dhe e ardhmja e tij duket larg Stamford Bridges.
Megjithatë Chelsea nuk do ta shes nën çmimin e kërkuar pasi nga shitja e shqiptarit synojnë të fitojnë shumë.
The Sun ka raportuar se londinezët nga largimi i Brojës duan të fitojnë hiq më pak se 40 milionë euro.
Në fakt Evertoni i ka bërë një ofertë zyrtare prej 32 milionë eurove, ofertë që është hedhur poshtë nga Chelsea.
Interesim për transferimin e sulmuesit shqiptar kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Ipswich Town, Southampton dhe Wolverhampton Wanderers.
Broja ishte në listën e dëshirave edhe të West Ham, por Çekanët tanimë kanë nënshkruar me gjermanin Niklas Fullkrug duke u larguar nga gara për shqiptarin.