Mësohen çmimet e biletave për miqësoren ndaj Gjibraltarit

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se sot në orën 17:00 do të dalin biletat në shitje për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin.

Kosova luan një test miqësor përballë kombëtares simpatike të Gjibraltarit më 10 tetor në orën 20:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ky takim zhvillohet vetëm katër ditë para ndeshjes deçizive me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020,  shkruan lajmi.net.

Zyrtar të FFK-së për lajmi.net kanë konfirmuar se sot në orën 17:00 biletat do të jenë në shitje në sistemin online tiks.app për ndeshjen ndaj Gjibraltarit.

Ndërkohë, çmimet e biletave janë si vijon:

Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro.