Ballina Sport Euro2020 Mësohen çiftet e 1/8 së finales së “EURO 2020”

Mësohen çiftet e 1/8 së finales së “EURO 2020”

Ka përfunduar faza e grupeve të Kampionatit Evropian, ku tanimë janë mësuar kombëtaret të cilat janë kualifikuar, e edhe çiftet e 1/8 së finales.

Kombëtaret si ajo e Uellsit, Danimarkës, Italisë, Austrisë, Holandës, Çekisë, Belgjikës, Portugalisë, Kroacisë, Spanjës, Francës, Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë, Suedisë dhe Ukrainës kanë prekur fazën e eliminatoreve të këtij kampionati.

Pasi u mësuan edhe çiftet, dy përballjet më interesante do të jenë ajo mes Belgjikës e Portugalisë dhe Anglisë e Gjermanisë.

Zvicra e Shaqirit e Xhakës do ta ketë një ndeshje tejet të vështirë, ku do të përballet me Kampionin e Botës, Francën.

Çiftet e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian Euro 2020 i gjeni më poshtë.

1/8 e finales

26 qershor, 18:00 Uellsi – Danimarka

26 qershor, 21:00 Italia – Austria

27 qershor, 18:00 Holanda – Çekia

27 qershor, 21:00 Belgjika – Portugalia

28 qershor, 18:00 Kroacia – Spanja

28 qershor, 21:00 Franca – Zvicra

29 qershor, 18:00 Anglia – Gjermania

29 qershor, 21:00 Suedia – Ukraina

Exit mobile version