Mësimet e Islamit janë dy llojesh

Hoxhë Halil Avdulli

Lloji i parë: janë vlera dhe parime te përgjithshme dhe universale.

Lloji i dytë: vendime, norma dhe mësime te hollesishme.

Nëse çështja është e rregulluar dhe nuk ndryshon ne kohë dhe vend, në të detajohen vendimet islame: siç është çështja e besimit, adhurimit, martesës, shkurorëzimit dhe trashëgimisë etj..

Këto çështje nuk ndryshojnë me kalimin e kohës dhe vendit, kështu që dispozitat janë të detajuara.

Sa i përket atyre që ndryshojnë me kalimin e kohës dhe vendit, siç jane sistemet e qeverisjes dhe menaxhimi i çështjeve publike, te cilat evoluojnë nga një vend në tjetrin, dhe nga koha në kohë, Islami erdhi me parime, rregulla dhe udhëzime të përgjithshme orientuese, ndërsa detajet dhe hollësirat i takojnë kohës dhe vendit.

Hoxhë Halil Avdulli