Në shkollën fillore ”Bashkimi” në Gostivar është ndërprerë procesi mësimor për shkak të revoltës së mësimdhënësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Plusinfo bën të ditur se mësimdhënësit nuk i kanë marrë rrogat e nëntorit thuajse të gjithë të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme të rajonit të Gostivarit.
Sindikata është në pritje të bisedimeve me vetëqeverisjen lokale për të ndërmarrë hapa më radikal, ose për t’u kthyer në punë.
Rreth 1000 të punësuar nuk kanë pranuar rroga dhe për këtë gjë është informuar edhe zyra rajonale e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK).
Tashmë janë realizuar takime me kryetarin e Këshillit komunal të Gostivarit dhe me kryetarin e komunës në fjalë.
Pritet që ky problem të zgjidhet në sot, pasi që është paralajëmruar një takim ndërmjet Arben Taravarit dhe kryetarit të këshillit, Nasir Musliu.