Një mësimdhënëse egjiptiane, e cilia nxiti polemika kur postoi një video në Facebook duke vallëzuar belly dance, ka njoftuar se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2018.
“Nëpërmjet shkencës, artit dhe lirisë, ti do ta rimarrësh diellin, Egjipt; Dhe egjiptianët do të bëhen një popull produktiv që kontribuon në qytetërimin njerëzor,” shkruante në faqen e saj në Facebook mësimdhënësja e letërsisë angleze Mona Prince.
“Me thënë të vërtetën, nuk mund të premtoj se do të zgjidh problemet e Egjiptit dhe egjiptianëve për një, dy ose 10 vjet … Ndryshimi i vërtetë kërkon kohë”.
Mona Princ, e cili jepte mësim në Universitetin “Suez Canal”, u pezullua muajin e kaluar për shkak të skenave të papërshtatshme me vallëzim “belly dance” që publikoi në Facebook, raporton MEMO. Por megjithatë Mona Prince doli në media dhe njoftoi kandidaturën, ndërsa premtoi të punojë me njerëz të kualifikuar për të ndërtuar Egjiptin dhe për të rivendosur identitetin egjiptian gjatë mandatit katërvjeçar presidencial. Ajo shtoi se nëse ajo bëhet presidente, ajo nuk do të kandidojë për një mandat tjetër, sepse beson në “fuqinë e alternuar”.
Ajo gjithashtu premtoi të “zbusë” egjiptianët, duke e përshkruar veten si një person të natyrshëm, të hareshëm dhe të gjallë, dhe premtoi se do të jetë “një presidente me ndjenjë të lartë të humorit”. Egjipti ende nuk e ka marrë veten nga grusht shteti i vitit 2013, kur presidenti i parë i zgjedhur me vota, Muhamed Mursi, u largua nga pushteti përmes një ndërhyrje ushtarake të paligjshme.
Situata e tensionuar ka vazhduar për më tepër e një vit, ndërsa pasiguria politike i ka dhënë hapësirë cdo të pavleri, përfshirë edhe “zonjës së vallëzimit të zhveshur”. /MESAZHI/