Ballina Autorë Mësimdhënësi nga Vushtrria: Letër Agim tekanjozit!

Mësimdhënësi nga Vushtrria: Letër Agim tekanjozit!

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një mënyrë a një tjetër, u paska dhënë ultimatum mësimdhënësve kosovarë. Ai mes të tjerash paska thënë se nëse nuk ndërpritet greva të hënën, do të angazhojë mësimdhënës vullnetarë nëpër institucionet arsimore. “Nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla”, është shprehur ai. Deklarata e tij më bën të dyshoj se është një tekanjoz i madh. Agimi, vërtet, është njeri tekanjoz dhe flet pa menduar tri herë – llomotit kot. Ai s’merr haber për arsimin shqip, aq sa s’merr edhe për kërkesat legjitime të punonjësve arsimorë. E sugjeroj atë që t’i lexojë mirë ligjet dhe më thellë ta sodisë punën që mësimdhënësit përherë e bëjnë me ndershmëri të lartë. Z. Bahtiri, sa nuk është bërë vonë, më mirë kthehu prapa dhe kërkoju falje mësimdhënësve. Mjaft më, atyre ua fute smagun në mish – i acarove keq, si një bletë e keqe. Mësimdhënësi që s’të duron dot ty dhe as llomotitjet e tua të kota, MA. Mentor Hajrizi
Exit mobile version