Ishte një njeri i cili i kishte katër djem. Dëshiroi që fëmijët e tij mos të gjykojnë shpejtë për gjërat.
Për këtë, secilin e dërgoi në udhëtim të largët, të shkojnë tek një dardhë në një vend. Djali i parë shkoi dimrit, i dyti në pranverë, i tretë verës, dhe i më i vogli në vjeshtë.
Kur u kthyen nga udhëtimi i gjatë, babai i thirri që t’ia përshkruajnë atë që kanë parë.
I pari që kishte shkuar dimrit, tha se pema ishte e shëmtuar, e kërrusur, pa fruta. Djali i dytë tha se pema ishte e mbushur me gjethe të gjelbra të bukura dhe premtuese.
Djali i tretë tha se pema e dardhës ishte përplot me lule me aromë, aq e bukur ishte saqë diç të tillë kurrë nuk kishte parë.
Djali i vogël tha se pema ishte e pjekur, plot fruta dhe jetë.
Babai u tha djemve se të gjithë kanë të drejtë, ngase secili prej tyre e kishte parë një sezonë të jetës pemën. U tha se nuk mund të gjykojnë për pemën apo për njerëzit vetëm në një sezonë, ndërsa esenca, kënaqësia, gëzimi dhe dashuria që vinë nga jeta mund të maten vetëm me fund, kur ndërrohen të gjitha stinët e vitit.
Nëse ndaleni kur është dimri, do të lëshoni premtimin e pranverës sate, bukurinë e verës sate dhe frutet e vjeshtës.
Mos lejeoni që dhembja e një sezone të shkatërrojë gëzimin e sezonave tjera.
Mos gjykoni jetën vetëm nga një sezonë e rëndë.
Duhet me qenë të durueshëm dhe këmbënguës dhe të vazhdueshëm që kur është koha e keqe me siguri më vonë do të vinë kohë më të mira.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)