Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare ka ndërruar ekip por jo edhe kampionat.
Bare do ta vazhdoj karrierën te Real Zaragoza, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Spanjës dhe që e ka prezantuar futbollistin shqiptar.
Me Zaragozan, Bare ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe po shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës.
Bare e njeh mirë kategorinë e dytë të Spanjës, në të cilën ka regjistruar 108 paraqitje duke shënuar 1 gol dhe bërë 5 asistime.
Para Zaragozas, Bare karrierë ka bërë edhe tek Espanyoli e Malaga.
29-vjeçari, gjithashtu ka 29 paraqitje për Shqipërinë dhe 2 gola të shënuar.