Mesazhi i Pejgamberit s.a.v.s për ata që nuk e kanë parë, por e pasojnë

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Është vështirë të jetojmë aq larg nga njeriu që e duam aq shumë . . .

Është vështirë pa e parë fytyrën e tij të bekuar apo pa e ndier aromën e ëmbël me të cilën ishte i njohur.

Është vështirë pa e dëshmuar ndaj mëshiruesit të njerëzve. Vështirë është që asnjëherë nuk do ta dëgjojmë zërin e tij të bukur duke lexuar Kuran.

Por, mbi të gjitha vështirësitë është a thua ai do të donte sikur të na njihte?

Frymoni lirshëm, ai ju do më tepër sesa mund të paramendoni. Ne e dimë që marrëdhënia në mes Pejgamberit tonë të dashur s.a.v.s. dhe sahabëve të tij ka qenë marrëdhënie unikale. Ata e kanë dashur shumë, por edhe ai i ka dashur ata shumë.Ata e përkrahën në momentet më të vështira dhe ishin të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetët e tyre.

Pejgamberi ynë i dashur s.a.v.s. disa ditë para fatkeqësisë më të madhe të kalimit të tij nga kjo botë, duke ecur ngadalë në mesin e sahabëve i tha fjalët që zemrën e secilit musliman do ta mbush me gëzim dhe kënaqësi. Ai u tha: “Do të doja sikur të takoja vëllezërit e mi.”

Sahabët e hutuar e pyetën: “A nuk jemi ne vëllezërit e tu?”

Ai u përgjigj: “Ju jeni sahabët e mi, vëllezërit e mi janë ata që do të më besojnë mua e nuk më kanë parë.”

Allahu Ekber! Ai është përmalluar të na njoh neve. Zemra e tij ka qenë e mbushur me dashuri ndaj nesh, ndaj atyre që do t’i besojnë atij e nuk e kanë parë dhe nëse një gjë e dimë me siguri se dashuria e tij nuk ka qenë sipërfaqësore. Nuk ka ndjenjë më të madhe në këtë botë se të dashuroni dhe kjo dashuri t’u kthehet, e tani paramendoni që e doni krijesën më të mirë dhe e dini faktin që kjo dashuri do t’u kthehet. Elhamdulil-lah.