Ballina Artikuj Mesazhi i ajetit: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si...

Mesazhi i ajetit: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë..”

Elton Harxhi

Allahu i Madhëruar thotë: “Shkatërrimi në Tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë të shijojnë pjesë nga ajo që kanë punuar me qëllim që ata të kthehen.”[1]

Nuk ka dyshim se shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si rezultat i drejtpërdrejtë i punëve të këqija, gjynaheve dhe mëkateve të njerëzve. Nëse dëshirojmë të eleminojmë këtë dukuri negative që është shfaqur na del për detyrë që t’i rikthehemi mësimeve dhe mesazheve që Kurani na i përcjell. Kurimi më i mirë i kësaj dukurie negative është kthimi tek e vërteta, tek Zoti i botëve ashtu sikur e lexojmë në fund të këtij ajeti kuranor. Dhe rruga më e mirë për t’u kthyer tek Zoti është pendimi dhe istigfari. Pendimi dhe istigfari do të garantojnë mirësitë dhe bereqetin e Zotit. Ja se si i drejtohet Nuhu (a.s) popullit të tij zullumqar: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj.”[2] Kështu që detyrë e jona është që të kthehehemi tek Allahu me pendim e istigfar për çdo ditë sepse vetëm kështu jeta në tokë është e destinuar të vazhdojë, ashtu sikur thotë Allahu i Madhëruar: “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’ju dërgonim bekime nga qielli dhe toka..”[3]

Autor: Elton Harxhi

[1] – Sure Rum: 41.

[2] – Sure Nuh: 10 – 12.

[3] – Sure A’araf: 96.ë

Exit mobile version