Mesazhi i ajetit: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.”

Ed´hem Sherkaui

Nxitoni pasi vdekja nuk pret!

Nesër do të pendohem, nesër do të vendos nja program leximi, nesër do ndjek dietë ushqimore…

Vjen e nesërmja dhe nuk zbatojmë asgjë nga ajo që i vendosëm vetes qëllim!

E kështu besonin edhe ata që vdiqën para një minuti!

Nxitoni pasi vonesa e momentit të kushton një jetë të plotë.

Thotë Sunabihiu dolëm si muhaxhirë nga Jemeni me qëllim të takonim Profetin (a.s) por ku arritëm në Medine na u tha:

Ka vdekur i Dërguari i Allahut (a.s) para pesë netësh.

Vonesa prej pesë netësh i privoi të kishin nderin e të qënurit sahabinj

Nxitoni se ndoshta vonesa e një ore nga Xheneti të privon.

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku